
Shefi i diplomacisë gjermane mbërrin në Prishtinë
22 prill 2021
| 15:19
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka arritur të enjten në Kosovë.
Ai tashmë ka arritur në presidencë, ku është pritur nga shefja e shtetit, Vjosa Osmani.
Përveç presidentes Osmani, diplomati gjerman do të takohet edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Vizita e shefit të diplomacisë gjermane vjen pas raportimeve mediale në rajonin e Ballkanit Perëndimor lidhur me mundësinë e ndryshimit të kufijve në mes të shteteve.