Shefi i inteligjencës ruse: SHBA-ja dhe Polonia po planifikojnë një pushtim në Ukrainën perëndimore

28 prill 2022 | 19:01

Shefi i inteligjencës së jashtme të Rusisë Sergei Naryshkin paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara dhe Polonia po planifikojnë një pushtim të përbashkët në Ukrainën perëndimore.

Lajmi u bë i ditur nga gazeta ruse “Izvestia”, e cila citoi deklaratën e zyrtarit.

Naryshkin thotë se nuk do të jetë një mision i NATO-s, por një “koalicion i vullnetarëve” sipas stilit të “Luftës së Irakut”.

Senatori rus Andrei Klimov i mbështeti këto raportime dhe thotë se Polonia e ka planifikuar këtë pushtim prej një viti.

Sipas Naryshkin-it, faza e parë e “ribashkimit” duhet të jetë hyrja e trupave polake në territorin e Ukrainës Perëndimore, e cila do të çojë në një ndarje në vend.

Specifikohet se “kontigjenti paqeruajtës” është planifikuar të vendoset në ato pjesë të vendit ku rreziku i një përplasjeje me Forcat e Armatosura Ruse është minimal.

“Misionet luftarake” të ushtrisë polake do të përfshijnë përgjimin e kontrollit mbi objektet strategjike të vendosura atje nga Garda Kombëtare e Ukrainës, shtoi ai.

Kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Federatës Ruse vuri në dukje se kjo ishte një përpjekje për të përsëritur “marrëveshjen” për Poloninë pas Luftës së Parë Botërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni i Ekspertëve të shëndetësisë në Greqi këtë të enjte…