Shefi i kabinetit të Zelenskyt thotë se bisedimet me ShBA-në nisën në mënyrë konstruktive, edhe Rubio optimist

11 mars 2025 | 12:28

Kreu i zyrës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak, ka dhënë një përditësim mbi takimet ShBA-Ukrainë që po zhvillohen aktualisht në Arabinë Saudite.

“Takimi me ekipin amerikan filloi në një mënyrë shumë konstruktive, ne po punojmë drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, ka shkruar ai në platformën online “Telegram”.

Ndërsa sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari të “BBC”-së se çfarë pret nga bisedimet e sotme, ai shkurt ka thënë: “(Do të) jetë mirë”.

Yermak, përpara se të hynte brenda në takim, ka thënë se do ta kërkojnë ende atë garanci sigurie, por shtoi se sot ka të bëjë shumë më tepër me një proces konstruktiv se si të shkohet drejt armëpushimit.

Bisedimet vijnë pas një nate kur Rusia thotë se Ukraina nisi një ‘sulm masiv’ me dronë gjatë natës në Moskë dhe rajonin përreth. Zyrtarët rusë kanë thënë se nga ky sulm kanë vdekur dy persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bankat komerciale të Kosovës kanë shënuar rekord sa i përketë…