Shefi i NATO-s i çon mesazh Putinit: Ndaloje luftën, jemi të gatshëm të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë

10 shtator 2025 | 13:16

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka dhënë reagimin e tij për incidentin gjatë natës në Poloni ku ka thënë se “po bëhet vlerësimi i plotë,” por ka theksuar se “qoftë qëllimisht apo jo, është absolutisht një veprim i pamatur, absolutisht i rrezikshëm”.

Ai ia ka dërguar një mesazh të qartë presidentit Putin: të ndalojë luftën në Ukrainë, të ndalojë eskalimin e luftës, e cila aktualisht po ushtrohet mbi civilë të pafajshëm dhe infrastrukturë civile, dhe të ndalojë shkeljen e hapësirës ajrore të aleatëve.

Ai ka theksuar se NATO është e gatshme, e vëmendshme dhe do të mbrojë çdo centimetër të territorit të saj.

Rutte ka thënë se përgjigjja e natës së kaluar ishte “shumë e suksesshme”.

“Ne gjithmonë duhet të sigurohemi që të jemi një hap përpara, por mendoj se nata e kaluar tregoi se jemi në gjendje të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s, duke përfshirë, natyrisht, edhe hapësirën e saj ajrore”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri polak, Donald Tusk, ka thënë se Polonia është më…