Shefi i NATO-s: Na duhen garanci të forta sigurie, që Rusia kurrë më mos të guxojë të prekë asnjë kilometër

22 gusht 2025 | 17:25

Kreu i NATO-s, Mark Rutte, u bëri thirrje këtë të premte vendeve perëndimore që të ofrojnë garanci të “forta” sigurie për Ukrainën, me qëllim që Rusia të respektojë çdo marrëveshje të mundshme paqeje dhe të “mos guxojë kurrë më” të pushtojë Ukrainën.

Këtë deklaratë Mark Rutte e bëri gjatë një vizite në Kiev, ku u prit nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Çështja e garancive të mundshme të sigurisë për Ukrainën ka qenë pika kryesore e përpjekjeve më të fundit diplomatike të udhëhequra nga SHBA-të për të arritur një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund konfliktit, i cili ka hyrë në vitin e katërt.

“Garancitë e forta të sigurisë do të jenë thelbësore dhe për këtë po punojmë aktualisht për t’i përcaktuar,” tha Mark Rutte.

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili organizoi një takim me liderët evropianë, përfshirë dhe Rutte-n dhe Zelensky-n të hënën, tha se Rusia kishte rënë dakord për disa nga garancitë perëndimore të sigurisë për Kievin.

Megjithatë, Moska ngriti dyshime mbi një marrëveshje të tillë. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha të mërkurën se diskutimi për garanci sigurie pa përfshirjen e Rusisë është “një utopi, një rrugë pa krye”.

Gjatë vizitës në Kiev, gjatë së cilës në qytet u dëgjua një alarm ajror, Rutte tha se garancitë e sigurisë janë të domosdoshme për të siguruar që “Rusia do të respektojë çdo marrëveshje dhe që kurrë, kurrë më të mos përpiqet të pushtojë as edhe një kilometër katror të Ukrainës”.

Zelensky nga ana tjetër tha se “garancitë përbëhen nga ajo që partnerët mund t’i ofrojnë Ukrainës, por edhe nga ajo se si duhet të jetë ushtria e Ukrainës” pasi të përfundojë lufta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka vlerësuar se PDK-ja ka…