Shefi i NATO-s nesër vjen në Kosovë, takohet me Osmanin dhe Kurtin
19 nëntor 2023
| 13:26
Nesër (e hënë) më 20 nëntor, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg do ta vizitojë Kosovën.
Ai do ta takojë presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Pas takimit me Osmanin, do të ketë konferencë për medie.
Lajmin e ka bërë me dije zyra për media e NATO-s.
“Më 20 nëntor, sekretari i përgjithshëm do të vazhdojë udhëtimin e tij në Kosovë, ku do të ketë diskutime me zonjën Vjosa Osmani-Sandriu dhe zotëri Albin Kurtin”.
“Ai do të vizitojë edhe kampin e KFOR-it të NATO-s ‘Nothing Hill’, ku do të takojë komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ulutas, dhe do t’ju adresohet trupave”.
“Ai do të takojë edhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral Brigade, Hammerstein”, ka njoftuar NATO.f



