
Shefi i zyrës belge vlerëson të arriturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së
Në ciklin e vizitave të përfaqësuesve diplomatikë, ministri Mehaj ka pritur sot në takim shefin e zyrës belge në Kosovë, Jean-Louis Servais.
Pasi pranoi urimet, ministri Mehaj ka njoftuar Servais me zhvillimet aktuale në ministri dhe qëllimet e tij strategjike në të ardhmen.
Ai në vazhdim ka shprehur interesimin për avancimin e bashkëpunimit bilateral në mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe synimit për anëtarësim në NATO.
Nga ana e tij, Servais ka vlerësuar lart të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe qëllimet strategjike të ministrit Mehaj, duke shprehur angazhimin e tij në të ardhmen për të mbështetur në realizimin e objektivave të tij.
Në fund të dy u pajtuan që të intensifikohen kontaktet në funksion të thellimit të bashkëpunimit bilateral në fushat e interesit të përbashkët në të mirë të paqes dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë.