
Shefi i zyrës së BE-së i jep mbështetje KQZ-së
04 nëntor 2020
| 12:04
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka pritur në takim njoftues shefin e zyrës së BE-së dhe njëherësh përfaqësues i posaçëm i BE-së, Tomas Szunyog, raporton “Epoka e re”.
Kryetarja e KQZ-së i uroi detyrën e re Szunyogit, duke shprehur gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit me qëllim të avancimit të proceseve zgjedhore në vendin tonë.
Po ashtu, Daka e njoftoi edhe lidhur me përgatitjet që janë duke u kryer për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor 2020.
Ndërkaq ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka shprehur mbështetje për punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.