
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë inkurajon PDK-në të jetë opozitë konstruktive
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog është takuar me kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës (BE), Enver Hoxhaj.
Sipas njoftimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Szunyogu e ka inkurajuar PDK-në që të jetë opozitë konstruktive.
“Ambasadori i BE-së në Kosovë u takua me Enver Hoxhajn dhe diskutuan për zgjedhjet e fundit dhe proceset e rëndësishme përpara Kosovës. E inkurajova PDK-në të jetë opozitë konstruktive për të cilën ka nevojë Kosova”, ka njoftuar Zyra e BE-së në Kosovë nëpërmjet llogarisë se e vet në “Twitter”.
PDK-ja ka dalë partia e dytë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Pa u numëruar ende votat me postë dhe ato me kusht, PDK-ja ka marrë 17.41 për qind të votave.
@EUAmbKS met with @Enver_Hoxhaj and discussed the recent election and the important work ahead for Kosovo. Encouraged #PDK to be the constructive opposition Kosovo needs. pic.twitter.com/tDVMJH581V
— European Union in Kosovo (@EUKosovo) February 23, 2021