Shefi i zyrës së BE-së takon Bashën, shpreh rëndësinë e funksionalizimit të institucioneve

05 shtator 2025 | 11:14

Kreu i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, ka pritur në takim shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Basha dhe përfaqësuesi i BE-së diskutuan lidhur me ngjarjet e fundit politike në Kosovë dhe biseduan për rëndësinë e një legjislature efektive për realizimin e politikave integruese në BE.

Basha e falënderoi përzemërsisht ambasadorin e Bashkimit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme dhe të madhe që Bashkimi Evropian i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit, në fusha të ndryshme dhe me projekte të shumta ndër vite.

Në takim, kryetari Basha theksoi rëndësinë e largimin të masave ndaj vendit tonë, si dhe praninë e Kosovës në Këshillin e Evropës, si një mekanizëm shtesë që garanton avancimin e lirive dhe drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e vendit tonë.

Nga ana e tij, shefi i zyrës së BE-së, Orav, e uroi Bashën për detyrën e re si kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe shprehu rëndësinë e funksionalizimit të institucioneve si dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe mbështetjes së fuqishme të Bashkimit Evropian për Kosovën, e cila është një marrëdhënie

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Drita vazhdon të forcojë radhët e saj për sezonin…