Shefi rus i mbrojtjes kërkon të dyfishohet prodhimi i raketave

03 maj 2023 | 08:01

Shefi i mbrojtjes së Rusisë të martën i kërkoi një kompanie shtetërore të dyfishojë prodhimin e saj të raketave.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kërkesa vjen pasi një kundërofensivë e mundshme ukrainase po afrohet dhe të dyja palët në luftën 14-mujore thuhet se po përjetojnë një krizë municioni.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, duke folur në një takim me drejtues të lartë ushtarak, tha se Korporata Tactical Missiles në pronësi shtetërore kishte përmbushur kontratat e saj në kohën e duhur.

Analistët janë përpjekur të kuptojnë nëse Rusisë po i mbarojnë municionet me precizion të lartë, pasi breshëritë e saj me raketa kundër Ukrainës janë bërë në shkallë më të vogla.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar vuri në dukje në një vlerësim të së martës se “problemet logjistike mbeten në qendër të fushatës së vështirë të Rusisë në Ukrainë”.

“Rusia nuk ka municione të mjaftueshme për të arritur sukses në ofensivë”.

Ndërsa zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e përshkroi të martën vlerësimin e fundit të Uashingtonit për humbjet e Rusisë në Ukrainë si jo real.

Shtëpia e Bardhë tha të hënën se tani vlerëson se Rusia kishte pësuar shumë vetëm që nga dhjetori, duke përfshirë më shumë se 20,000 të vrarë, pasi Ukraina iu kundërvu një sulmi nga forcat ruse në Ukrainën lindore. /Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku dhe UD kryeshefi ekzekutiv…