Shefik Sadiku: I jemi mirënjohës Ramadan Bunjakut për kontributin për çlirimin e Kosovës

21 maj 2025 | 17:20

Ramadani ka lindur më 8 maj 1952 në fshatin Poliçkë të Komunës së Dardanës (ish Kamenicës). Shkollën fillore e mbaroi pjesërisht në fshat, pjesën tjetër në Gjilan gjithashtu edhe Shkollën e mesme, ndërkaq, Fakultetin Juridik e përfundoi në Prishtinë.

Pikërisht, para një viti më 21 maj 2024 ndërroi jetë njëri nga ish të Dënuarit Politik shumë i respektuari Ramadan Bunjaku, i cili e la një boshllëk jo vetëm në familje e tij por edhe për shoqërinë tonë!

Politika zyrtare e shtetit jugosllavë dhanë urdhër që të ndiqen e të burgosen të gjithë ata Irredentistë të cilët janë në kundërshtim me politikën zyrtare të Lidhjes Komuniste jugosllave! Kështu edhe ndodhi, pikërisht, 44 vite më parë, më 30 maj 1981, Ramadanin e kanë arrestuar forcat e milicisë së Jugosllavisë të shoqëruara nga UDB-a.

Demonstratat e mars/prillit të vitit 1981 ishin ushqimi shpirtëror dhe zgjim politik për Rininë Shqiptare të trojeve tona në ish Jugosllavi! Rinia Shqiptare krahas arsimimit dhe  edukimit kombëtar, duke e trashëguar nga të parët tanë vijnë në përfundim se pa bashkim nuk ka Liri të Kombit e Atdheut. Sidomos Rinia e Studentëve dhe klasa punëtore me qytetar e fshatar u bashkuan kundër një regjimi antishqiptar që i mohonte të drejtat më elementare njerëzore dh kombëtare ndaj popullit tonë, të cilin e pengonte që të jetë i barabartë me popujt tjerë në Jugosllavi! E sidomos shovinizmi serb, i cili dominonte në institucione shtetërore. Çështja Nacionale Shqiptare, nuk ishte e zgjidhur drejtë, as politikisht as juridikisht, prandaj, Rinisë sonë të viteve të ’70 e ’80 i bie barra mbi supe sepse politikanët që e përfaqësonin popullin tonë ishin betonuar në “bashkim-vëllazërimin” e kombeve e kombësive të federatës jugosllave të cilëve si i thonë fjalës iu kishte ndalë “ora politike” që herët, me apo pa vetëdije politike i shërbenin pushtuesve jugosllavë!

Do i veçoj disa faktorë që ndikuan në formësimin e personalitetit të Ramadan Bunjakut në vijën e politikës kombëtare?

Kanë ndikuar shumë faktor por më i rëndësishmi ishte se, fshati i tij i lindjes Poliçka dhe babai i tij e malësorët e atij rrethi me pushkë në dorë e kanë ruajtur kufirin në lindje të Kosovës kundër pushtuesve serb /Betejat luftarake të Kikës (qershor korrik të vitit 1944), lufta e Gjilanit/ si dhe lufta e Kaçakëve, sepse njërin nga ta, Lot Vakun e kishin bashkëfshatarë! Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare, nga fshati i tyre ishte Rizah Poliçka, të cilin e dënojnë me 12 vite burg më 1947! Metush Krasniqi e më vonë në Prishtinë edhe Autoriteti i Adem Demaçit! Ishin bashkëveprimtarë edhe me Bastri Musmuratin të cilin e dënojnë me 9 vite burg. Kadri Zekën (dora kriminale e Beogradit i vrau në Shtutgard te GJ.) me shokë. Shqipëria e cila ishte sinonim i Lirisë kombëtare si dhe Ideali i Lirisë!!…

…Njëra ndër kërkesat politike të kohës ishte Kosova Republikë, mirëpo, Ramadani me shokët e tij si: Naim Hazir Shala, Sabit Krasniqi dhe Nijazi Gashi shkonin edhe më tutje kërkonin pa kushte bashkimin e trojeve shqiptare të pushtuara nga jugosllavia t’i bashkohen Shqipërisë! Këta shokë, e themeluan ”Organizatën Komuniste për bashkimin e tokave Shqiptare”! Për këtë arsye Gjykata e Qarkurt në Prishtinë më 31 gusht të vitit 1981 duke i akuzuar me nenin 136 të kodit penal të Jugosllavisë dhe me nenin 114 për prishjen e rendit kushtetues dhe kundërrevolucion, për prishjen e “bashkim-vllazrimin të kombeve e kombësive, ua shqiptoi dënimet me sa vijon: Naim Hazir Shala më 10 vite burg, Ramadan Januz Bunjaku me 8 vite burg, Sabit Krasniqi dhe Nijazi Gashi me nga 8 vite burg.

Ndërkaq, Gjykata Supreme e Kosovës në krye me Gjykatësin, Riza Fazliu (kryetar), Nikë Lumezi, Durmish Koqinaj, Branisllav Klajiq dhe Qazim Tolaj, anëtarë, ua zbritën dënimet, Naimi 6 vite, Ramadani, Sabiti dhe Njaziu dënohen me nga 5 vite…

Gjatë vuajtjes së dënimit më 1984 ia burgosin edhe vëllezërit: Zeqirin (10 muaj burg), Nuhiun (veç (!)15 vite burg…) dhe Ganiun (9 muaj)! Nuk ishin të rralla familjet të cilëve ua burgosnin nga dy e më tepër DJEM për Lirinë Kombëtare e të Atdheut! Edhe Babë Januzi dhe Nëna Mihrije e përjetuan një tmerr të tillë, por ishin Krenar sepse djemtë e tyre flijoheshin për interes Nacional! Megjithate prindërve iu mbeti shtëpia pa Djem me Nuse e dhe Nipa, si dhe tri vajzat iu mbetën pa i burgosur!

Të burgosurit politikë i shpërndanin nëpër burgjet e Jugosllavisë, edhe Ramadanin e dërgojnë në burgun qendror të Beogradit (CZ) dhe në Pozharevc. Në vitin 1986 e përfundon dënimin dhe kthehet në Prishtinën e tij të dashur ku i kishte familjen e ngushtë (bashkëshorten me dy fëmijë), Babain e Nanën dhe vëllezërit e tij (pos Nuhiut të cilin e mbajtën gjer më 1992 në burg të Zenicës)…

Pasi që, politikanët jugosllavë të kombeve-shtete dhe shqiptarë në radhët e atij pushtetit nuk e morën parasysh kërkesën për “Republikën e Kosovës” në Federatën Jugosllave, Ne duhet të përgatitemi për tu Çliruar nga Jugosllavia dhe Serbia, sepse populli i Kosovës me trojet tjera dhunshëm e kanë ndarë nga Shteti Amë-Shqipëria, prandaj, ne duhet t’i bashkohemi asaj!.

Më rastin e suprimimit të kushtetutës së vitit 1974 nga Serbia dhe një lloj ripushtimi të Kosovës, Ramadanin e burgosën me 218 qytetarë nga Kosova, shumicën prej tyre i mbajtën nga gjashtëdhjetë ditë në burg pa i dënuar (!) njihet në histori si raste si: Izolime, por aq shumë i kanë torturuar sa është vështirë të përshkruhet!…

Këtu të pranishëm i kemi Binak Ulajn dhe Basri Musmuratin, këta dinë me kallëzuar çka është izolimi!

Me këso rrethana politike dhe juridike në Kosovë, u themeluan disa subjekte politike, Ramadani, iu bashkua UNIKOMB-it, të cilin e udhëhiqte Halili Alidemaj, njëri nga ish të burgosurit politik, ndërkaq, Ramadani ishte sekretar!

Në fund të vitit ‘93 dhe fillim të vitit ’94, Halili u detyrua të shpërngulet dhe të vendoset në Tiranë, me UNIKOMB-in udhëhiqte Sekretari i saj, Ramadan Bunjaku, të cilin do ta burgosin disa herë! Në këso kushte UNIKOMB-in e mori për ta udhëheqë, Filozofi i shquar Shqiptar, Ukshin Hoti, të cilin do e burgosin dhe e dënuan me burg efektiv që do ta mbajnë gjer më 16 maj 1999 dhe që atëherë Drejtoria e burgut të Dubravës e kanë zhdukur në prag të gjenocidit në burgun e Dubravës!…

…Në këso rrethana pasigurie të terrorit serb që e ushtronin kundër disa veprimtarëve-çlirimtarë, edhe Ramadan Bunjaku u largua dhe u vendosë në Tiranë, i cili goditjen më të madhe shpirtërore e përjetoi kur e burgosën Ukshin Hotin dhe vdekja e Halilit Alidemës!…

…Falë UÇK-së në krye me Adem Jasharin, Komandantin Legjendar, Luan Haradinaj, Gjeneral e Zahir Pajazitin, Komandant, Fehmi e Xhevë Lladrovcin, me shokë në radhët e UÇK-së dhe Luftëtarë të Lirisë si dhe përkrahjen e Popullit Shqiptarë, i cili iu nënshtrua Gjenocidit që e kryente ushtria e Jugosllavisë/Serbisë dhe, me ndihëm të faktorit politik e ushtarak të NATO-s, në krye me SHBA-në, sot e gëzojmë, Republikën e Kosovës!

Sot, është duke u zhvilluar një gjyq i padrejtë në Hagë ndaj, Jakup Krasniqit, Hashim Thaqit, Kadri Verselit, Rexhep Selimit dhe disa ushtarëve të UÇK-së, i cili është stërzgjatur, Ne, kërkojmë që sa më shpejtë të zhvillohen Procedurat gjyqësore dhe të lirohen nga burgu i Hagës, t’i kthehen shoqërisë dhe familjeve të tyre në Kosovë!

Lavdia iu takon Dëshmorëve të Kombit Shqiptarë!

Ne i jemi mirënjohës për kontributin që e dha edhe Ramadan Bunjaku për Çlirimin e Kosovës dhe popullit tonë!

Lavdi jetës dhe veprës të Ramadan Bunjakut!

Më 21 maj 2025, Prishtinë

Shefik Sadiku

Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës

Fjalim i mbajtur në përurimin e librit “Ecje mbi plojë” i kryetarit të Shoqatës së të Burgosurve Politik të Kosovës.

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Mund të jetë një imazh i 1 person, mjekër dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 14 persona

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeipeshkvi nga Montemagno e Italisë, Imzot Luigi Bianco, ka lënë…