Shefja e BE-së në Kosovë viziton QNK-në e KQZ-së në Prishtinë
09 qershor 2026
| 15:54
Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ka vizituar sot Qendrën e Numërimit Komunal të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Prishtinë, së bashku me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, si pjesë e Vëzhgimit Diplomatik të koordinuar nga BE-ja.
“Numërimi i votave dhe certifikimi i rezultateve janë të gjitha pjesë e integritetit të zgjedhjeve. Jam e lumtur që shoh partitë politike dhe vëzhguesit e OSHC-ve të angazhuar në proces”, tha Palatova.



