Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, viziton Mitrovicën – takim me përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile
Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e Misionit të UNMIK-ut, znj. Caroline Ziadeh, zhvilloi sot një vizitë në rajonin e Mitrovicës, ku u takua me drejtues të institucioneve lokale dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Gjatë vizitës së saj, znj. Ziadeh vizitoi administratën e Spitalit të Mitrovicës së Veriut, Kryetarin e Kryqit të Kuq, drejtues shkollash, si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe grupeve të grave.
Në qendër të diskutimeve ishin zhvillimet e fundit politike, të sigurisë dhe ekonomike në rajon. Bashkëbiseduesit shprehën shqetësimet e tyre lidhur me ndikimin e këtyre zhvillimeve në jetën e përditshme dhe mirëqenien e komunitetit lokal.
Znj. Ziadeh rikonfirmoi përkushtimin e UNMIK-ut për ndërtimin e besimit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e sundimit të ligjit për të gjithë qytetarët pa dallim.



