
Shefja e UNMIK-ut viziton Tërnavën, kjo është arsyeja
12 qershor 2025
| 13:41
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiu Naim Tërnava, ka pritur sot në takim shefen e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh.
Gjatë takimit, Ziadeh ia ka përcjell Tërnavës urimet me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke shprehur vlerësimin për rolin e Bashkësisë Islame në promovimin e paqes, tolerancës dhe harmonisë ndërfetare në vend.
“Nga ana e tij, myftiu Tërnava e ka falënderuar znj. Ziadeh për urimet dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm të UNMIK-ut me institucionet fetare në Kosovë”, ka njoftuar BIK-u.