
Shehi, trajner i Kukësit
Orges Shehi është zyrtarisht trajneri i ri i Kukësit. Ish-portieri i njohur ka firmosur deri në vitin 2021, teksa objektivi kryesor është fitimi i titullit kampion gjatë këtij sezoni, me verilindorët që janë 4 pikë larg nga Tirana.
“Klubi i Kukësit njofton se ka arritur marrëveshjen me trajnerin Orges Shehi, për të marrë drejtimin e skuadrës. Pas bisedimeve që klubi ka pasur me teknikun, është gjetur gjuha e përbashkët dhe Shehi ka firmosur me Kukësin deri në verën e vitit 2021! Në ambientet e “Air Albania”, Shehi është prezanyuar nga administratori Lavdrim Gjici dhe drejtori Sportiv, Nderim Nexhipi. Shehi në karrierën e tij futbollistike ka arritur të fitojë trofe të shumtë me Skënderbeun si edhe numëron paraqitje në grupet e Ligës së Evropës. Aventura si trajner nisi një vit më parë, kur për një sezon drejtoi skuadrën e Skënderbeut”, thuhet në njoftimin e Kukësit.