Shehu falënderon OSBE-në për përkrahjen dhënë Junikut

18 shkurt 2022 | 20:01

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë ambasadorin Michael Davenport.

Ai ka falënderuar ambasadorin Davenport për përkrahjen e vazhdueshme që OSBE-ja ka dhënë në të gjitha proceset zhvillimore në Komunën e Junikut.

Njëkohësisht, ambasadori Davenport shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin edhe më tutje me qëllim të forcimit të partneritetit.

“Gjatë takimit, në fokus të veçantë ishte po ashtu avancimi i gruas në shoqëri, përmirësimi i të drejtave të njeriut dhe çështje të tjera me rëndësi për zhvillimin e Komunës së Junikut”, ka bërë me dije kryetari Shehu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi,…