Sheikët në Kosovë ia ‘mësynë’ FC Prishtinës

20 prill 2025 | 23:00

Në ndeshjen Prishtina – Ferizaj, në zonën VIP, janë parë sheikë arab. Emisioni “Favorit” ka mësuar ekskluzivisht se ata kanë ardhur në Kosovë me interesimin për të investuar në dy-tri klube të Kosovës. FC Prishtina është prioriteti i tyre kryesor në Kosovë.

Ata kanë ardhur duke shfrytëzuar lidhjen përmes Remzi Ejupit, që është president nderi i FC Prishtinës.

Të njëjtit janë të interesuar edhe për një klub në Maqedonit të Veriut edhe në një klub në Shqipëri.

Këta sheikë kanë investuar edhe në disa klube tjera europiane, merr vesh emisioni “Favorit”.

Mbetet të shihet se çka do të ndodhë në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur parashikimin e…