Shembet galeria e kromit në Tropojë, një i vdekur dhe 2 të bllokuar

19 mars 2022 | 14:39

Një galeri kromi është shembur në fshatin Lajthizë të Tropojës, si pasojë ka ndërruar jetë minatori Adil Dautaj.

Burime për Abc bëjnë me dije se dy të tjerë kanë mbetur të bllokuar brenda galerisë së shembur.

Paraprakisht nuk dihet gjendja e dy punëtorëve që kanë mbetur brenda galerisë.

Sipas policisë minatori që ndërroi jetë është 41-vjeç.

Grupi hetimor dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, për t’ju ardhur në ndihmë punonjësve të bllokuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një lajm i keq ka ardhur për Real Madridin në…