Shembet muri në Han të Elezit: Vetura përfundon nën rrënoja, brenda saj ishte një person

30 janar 2026 | 22:55

Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në Han të Elezit, ku një mur është shembur papritur, duke zënë poshtë një veturë që po qarkullonte në atë moment.

Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, në veturë ndodhej vetëm shoferi, i cili ka mbetur i bllokuar nën rrënoja.

IndeksOnline raporton se nën rrënoja është një 16-vjeçar.

Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje kanë dalë ekipet e emergjencës dhe të shpëtimit, të cilat po punojnë intensivisht për nxjerrjen dhe shpëtimin e shoferit.

Më poshtë mund të shihni pamjet.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjesti ka publikuar së fundmi projektin e tij më të…