Shembet ura në Indi, 17 të vdekur dhe disa të plagosur

23 gusht 2023 | 11:39

Më shumë se një duzinë punëtorë kanë humbur jetën pasi një urë në ndërtim e sipër u shemb në Indinë verilindore të mërkurën, e fundit në një varg dështimesh të infrastrukturës që kanë rezultuar në viktima të shumta në vend.

Shembja e urës në qytetin Sairang, shteti Mizoram, vrau të paktën 17 persona dhe plagosi disa të tjerë.

Kryeministri Narendra Modi, i cili ndodhet në Afrikën e Jugut për samitin e grupit ekonomik të BRICS, shprehu gjithashtu ngushëllimet e tij familjarët e viktimave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shohim se cili prej yjeve është ende pa ekip.…