Shembet ura në Indi, humbën jetën 9 persona

09 korrik 2025 | 23:18

Të paktën nëntë persona humbën jetën pasi një urë mbi një lumë u shemb në shtetin perëndimor të Gujaratit në Indi.

Ministri i Shëndetësisë i Gujaratit, Rushikesh Patel, bëri të ditur se disa automjete ndodheshin mbi urë në momentin e shembjes dhe përfunduan në lumë.

Gjithashtu, ai tha se ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin të paktën pesë persona të gjallë.

Ngjarja ndodhi në distriktin Vadodara, një zonë që gjatë ditëve të fundit është përballur me reshje të dendura shiu. Ura ishte ndërtuar në vitin 1985.

Kryeministri indian Narendra Modi e quajti aksidentin “thellësisht të trishtueshëm” dhe u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Policisë në Lipjan, Argjend Gashi, është shkarkuar nga…