Shembja e Teatrit, Basha: Ky krim s’mund të hetohet me këtë qeveri në krye

19 maj 2020 | 12:14

Pas një takimi të zhvilluar paraditen e së martës me ambasadorët e BE-së në Shqipëri, kryetari i PD-së, Lulzim Basha  është pyetur nga gazetarët edhe për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Basha ka theksuar se kjo çështje nuk mund të hetohet aktualisht, pasi sipas tij kryeministri Edi Rama është fajtori, raporton “A2CNN”.

“Hetimi dhe vënia përpara përgjegjësisë e atyre që bënë këtë krim makabër, jo vetëm teatrit, por edhe kundër medies, qytetarëve të pafajshëm, hetimi është i patjetërsueshëm dhe një zotim i imi, i cili do të bëhet realitet vetëm atëherë kur vendi të ketë një qeveri që nuk kontrollon prokurorinë. Për hetimin ndërkombëtar të presidentit nuk kam një kundërshtim, do të sillte besueshmëri. Me këtë qeveri, ky krim nuk mund të hetohet pasi fajtorët janë qeveria dhe kryeministri”, ka thënë Basha.

Basha ka deklaruar se opozita do të jetë në mbështetje edhe të protestës së të mërkurës që pritet të mbahet nga Aleanca për Teatrin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, e mirëpriti propozimin…