
Shemsi Syla pranon detyrën e zëvendësministrit të Mbrojtjes
Ish-eprori i lartë i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, Shemsi Syla, është emëruar zëvendësministrit i Mbrojtjes. Sipas vendimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ai sot ka pranuar detyrën.
Me këtë rast, Syla është pritur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së dhe gjenerallejtënant Rrahman Rama.
“Përvojën e gjatë profesionale ushtarake në detyra dhe përgjegjësi të rëndësishme, njohjen me proceset zhvillimore nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, roli dhe kontributi i zv.ministrit Syla, nga ana e ministrit Mehaj dhe gjeneral Ramës, u vlerësua shumë i rëndësishëm”, është thënë në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.
Kurse, Syla është shprehur se me të gjitha kapacitetet e tij intelektuale dhe profesionale si dhe përvojën e tij të gjatë ushtarake do të angazhohet në funksion të realizimit të politikave nacionale të sigurisë në përgjithësi dhe të politikave qeveritare të mbrojtjes në veçanti.