
Shenjëtarja Dhurata Ibrahimi garon në EYOF Shkupi 2025.
21 korrik 2025
| 15:12
Shenjëtarja e Kosovës, Dhurata Ibrahimi, ishte e para që garoi nga ekipi ynë në EYOF Shkupi 2025.
Ibrahimi garoi në disiplinën 10 metra pushkë ajrore. Rezultati i saj ishte 376.9 pikë, ndërsa renditja e 32-ta.
Dhurata ishte garuesja e vetme nga sporti ynë i shenjëtarisë që garoi në EYOF, garë kjo që vlerësohet më e forta për moshat 14-18 vjeç në Evropë.