Shënohet dita e shkollës “Zgjimi” në Gremnik të Klinës

24 maj 15:46

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, dhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Arben Limani, kanë marrë pjesë të enjten në manifestimin e ditës së shkollës fillore të mesme të ulët “Zgjimi” në fshatin Gremnik të kësaj komune.

Duke iu drejtuar nxënësve, mësimdhënësve dhe gjithë të pranishmëve, Elezaj ka theksuar se dita e kësaj shkollë është e veçantë jo vetëm për nxënësit dhe mësimdhënësit, por edhe për qytetarët e Klinës.

“Ndihem i lumtur sot, në këtë ditë të madhe feste për nxënësit, mësimdhënësit dhe qytetarët e Gremnikut dhe më gjerë, që jam bashkë me ju për të kujtuar dhe përjetuar bashkërisht një ngjarje me rëndësi historike për zhvillimin e arsimit në këto anë. Çdo njeri dhe çdo institucion e ka një motiv për më shumë punë, për më shumë angazhim, për më shumë suksese dhe të arritura. Përparimi për një të ardhme më të sigurt ka nevojë për idetë dhe energjitë tuaja. Këto energji që shkolla gjeneron do të jenë fokusi i gjithë punës sonë në arsimimin dhe edukimin e këtyre brezave që janë begatia më e çmuar jona, janë ardhmëria jonë, që vendi ynë pret shumë nga ta”, ka thënë Elezaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata “Qatar Charity-Kosova” përmes një donacioni ka ndihmuar të enjten…