Shënohet java e biznesit kosovar, Shahini: Kosova mbetet e varur nga importet
Në javën e biznesit kosovar është thënë se mosfunksionimi i institucioneve të Kosovës, ka bërë që Kosova të jetë në gjendjen më të rëndë që nga paslufta, duke u theksuar se Kosovës po mbetet e varur nga importet.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini ka u ka bërë thirrje partive politike që të tregohen të përgjegjshme para votueseve, qytetarëve dhe bizneseve, për çfarë ka thënë se Kosova nuk ka strategji të avancuar për ndihmuar prodhuesit vendor.
“Shënojna javën e biznesit kosovar, projekt ky i filluar nga 2003, me të vetmin qëllim dhe mision që të ngritët vetëdija kombëtare e gjithë konsumatorëve ane e mbanë për të konsumuar prodhime vendor ‘Made in Kosova’. Atëherë kur patëm filluar kishte pak prodhues dhe prodhime në vend, por sot tavolinat tona dhe anembanë Kosovës ka çka të konsumojnë prodhime vendore. Çka na duhet neve është që të kërkojmë nga prodhuesit të kenë sasi të mjaftueshme dhe të kenë çmime konkurruese. Biznese e Kosovës viteve kanë shënuar rënie në disa raste dhe goditja më e madhe ishte kur energjia elektrike në Kosovë u shtrenjtua saqë shumë prodhues u detyruan të riorganizojnë prodhimin, punësimin e disa për fat të keq janë mbyllur e disa janë bartur jashtë Kosovës. Kosova nuk ka strategji për të avancuar dhe ndihmuar prodhuesit vendor. Mbi 7 miliardë euro këtë vit kemi importuar mallra nga vendet e ndryshme dhe eksporti ynë është tepër i vogël në krahasim me importet. Konsumatorët kosovarë janë duke treguar për çdo ditë më shumë besnik prodhimeve vendore por për fat të keq edhe të huajve. Na duhet ngritje e nacionalizmit shpirtëror ekonomik, për të konsumuar sa më shumë prodhime shqiptare por mbi të gjitha na nevojitet strategjia kombëtare për zhvillim ekonomik që ka tentuar disa herë të bëhet por ka dështuar”, ka thënë Shahini.




