Shënoi golin historik për Kosovën, ja mesazhi i Bunjakut për Challandesin

19 prill 2020 | 11:09

Albert Bunjaku ka qenë njëri nga futbollistët e parë që iu bashkua Përfaqësueses së Kosovës në vitin 2014, pasi FIFA lejoi FFK-në për të organizuar ndeshje miqësore.

Sulmuesi gjilanas me një përvojë jashtëzakonisht të madhe, iu bashkua dardanëve pasi më parë kishte luajtur edhe në Kampionatin Botëror të vitit 2010 me Zvicrën dhe kishte disa grumbullime me helvetikët.

Bunjaku u bë lojtari i parë që shënoi gol për Kosovën pas lejimit për ndeshje miqësore nga FIFA në humbjen 1-6 nga Turqia. Dy vite më vonë 36-vjeçari realizoi golin e parë për Kosovën pas pranimit me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA.

Alberti realizoi ndaj Ishujve Faroe në Frankfurt, kur Kosova më 3 qershor të viti 2016 triumfoi me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë pas pranimit me të drejta të plota në dy shtëpitë më të mëdha të futbollit evropian dhe botëror.

Në një prononcim special për “Telegrafin”, ai u shpreh: “Është krenari për mua dhe familjen time që kam shënuar golin e parë dhe historik për Kosovën pas pranimit me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA. Ju po thoni se nuk do të harrohet kurrë dhe uroj që ashtu të jetë. Unë u largova nga Përfaqësuesja pasi erdhën lojtarë më të ri me energji më të madhe dhe e kuptova se është rritur konkurrenca në skuadër. Zyrtarisht nuk jam larguar, por nuk kam marrë më ftesë që nga tetori i vitit 2016. Kam mall shumë për Kosovën. Natyrisht nëse sot më fton Bernard Challan
des vetëm të jem pjesë e grupit unë do të vija me kënaqësinë më të madhe, por do të jetë e vështirë pasi e kuptoj që ka lojtarë të ri dhe shumë të mirë aty”, u shpreh veç të tjerash Bunjaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çdo ditë e më shumë në qytetet e Gjermanisë qese…