Shënuesit më të mirë në Superligën e basketbollit

26 dhjetor 2021 | 16:59

Stinori vjeshtor në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll solli shumë përballje interesante, kurse më ‘nxehtë’ pritet në stinorin pranveror, ku do të vendoset gjithçka.

Shënuesi më i mirë i stinorit vjeshtor është Dardan Berisha i Pejës me 24.1 pikëve për ndeshje, duke qenë lojtari kryesor në skuadrën pejane në elitën e basketbollit të Kosovës.

Ai pasohet nga dy basketbollistët e Prizrenit 16, Courtney Fells dhe Ivan Koljeviq, me nga 21.6, përkatësisht 21.3 pikëve për ndeshje.

Organizatori i Dritës, Marcus Meyers është në vendin e katërt me 21.3 pikëve për ndeshje, kurse Stephen Maxwell, i Pejës përmbyll pesëshen më të mirë me 19 pikë për ndeshje.

 

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga pulat, te kantonet, deri te Covid, ja disa ndryshime…