Sheqir Zeneli, 2-shi i Lidhjes për Prishtinën: Garantoj transparencë dhe llogaridhënie të plotë për secilin projekt të premtuar

23 shtator 2025 | 13:05

Iniciativa qytetare Lidhja për Prishtinën, garon për asamblenë komuna te kryeqytetit. Bartës i kësaj liste zgjedhore është kryetari i Lidhjes.. Fehmi Kupina. Në mesin e kandidatëve të shumë të cilët garojnë për asamblenë komunale është edhe Sheqir Zeneli, inxhinier i ndërtimtarisë dhe aktivisti i LDK-së që nga themelimi i saj. Zeneli gjatë periudhës së luftës gjatë vitit 1998-1999, iu është bashkuar radhëve të saj deri në çlirimin e Kosovës. Sheqir Zeneli garon me numrin rendor 2 në listën zgjedhore të Lidhjes për Prishtinë, listë që fuqishëm do të futen në kuvendin komunal, duke u bazuar në vlerat e saj dhe kandidatët me histori të pastër menaxheriale dhe shkollore.

Prezantimi Sheqir Zenelit, i 2-shit-të Lidhjes për Prishtinë nga Fehmi Kupinës:

Qytetar i respektuar, aktivist e kontribues i pashoq në shoqëri, pjesë e zhvillimeve më të rëndësishme në historinë e re të Republikës së Kosovës. Ky është Sheqir Zeneli, apo siç e njohim të gjithë në qytet, Sheqa.

Sheqa ishte aty ku çdo herë i duhej Prishtinës e Kosovës. Nga viti 1990 ishte pjesë e lëvizjes pacifiste si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por kur atdheu kishte nevojë për rezistencë të armatosur, Sheqa iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndonëse me profesion inxhinier dhe afarist i suksesshëm, ai asnjëherë nuk e ndali punën dhe kontributin për Prishtinën edhe pas luftës. Aktivitetin në LDK e vazhdoi deri me 2023, ishte gjithashtu Nënkryetar i Bashkësisë së Parë Lokale mbi 10 vite, administrator i kolektivit banesor “Qafa” si dhe pjesëtar dhe Kryetar i Këshillit Lokal për Siguri Publike.

Sheqa jonë, tani Sheqa i Lidhjes së Prishtinës, është një emër që të gjithë e duam si pjesë e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

May be an image of 3 people and text

Njoftimi i plotë i Sheqir Zenelit, 2-shit të Lidhjes për Prishtinën.

Të nderuar qytetarë, të dashur bashkëqytetarë,

Unë quhem Sheqir Zeneli, me profesion inxhinier i ndërtimtarisë. Që nga fillimi i viteve ’90 deri në mesin e vitit 1998 kam qenë pjesë aktive e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ndërsa nga mesi i vitit 1998 e deri në përfundim të luftës, në vitin 1999, iu bashkova radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Pas luftës, u ktheva në jetën civile, duke themeluar biznesin tim privat në fushën e ndërtimit, por pa u shkëputur asnjëherë nga angazhimi politik e shoqëror. duke kontribuar në procese politike dhe zhvillimore të vendit tonë.

Pas përfundimit të luftës, jam angazhuar edhe në nivelin lokal, duke kontribuar në formimin e këshillave shtëpiake në bashkësinë e parë lokale, respektivisht në lagjen e Qafës. Aty kam punuar për rregullimin e hapësirave të përbashkëta gjelbëruese, vendosjen e lojërave për fëmijë dhe krijimin e parkingjeve për banorët rezidentë.

Sot, pas përvojës së fituar si në jetën shoqërore, politike dhe në atë profesionale, kam shprehur gatishmërinë time për të qenë pjesë e Lidhjes së Prishtinës si kandidat për Asamblenë Komunale.

Prioriteti im kryesor do të jetë rregullimi dhe shfrytëzimi i hapësirave gjelbëruese dhe parkingjeve për banorët e Prishtinës. Në mënyrë që Prishtina të jetë një ambient më i gjelbër, më funksional dhe më i banueshëm. Të gjitha këto prioritete, përveç që do t’i prezantoj në Kuvendin Komunal, do të angazhohem që të realizohen me përkushtim dhe në interes të qytetarëve, si dhe në respekt të nevojave të secilit prej tyre, duke garantuar transparencë dhe llogaridhënie të plotë për secilin hap të ndërmarrë.

Të dashur qytetarë,

Përkrahni një profesionist, ndërmarrës të guximshëm, vendimtar të drejtë dhe përkushtues të përgjegjshëm. Jam i bindur se së bashku, me punën time të palodhshme, do të arrijmë të krijojmë një mjedis më të mirë për familjet tona, për fëmijët tanë dhe për gjeneratat që vijnë.

Ju faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson, të martën bëri thirrje…