Shërbeu si ushtar në Kosovë, plagosen dy policë në një ndejë të organizuar nga deputeti gjerman

13 janar 2021 | 11:52

Deputeti gjerman, Daniel Freiherr von Lutzow, është në shënjestër të sistemit të drejtësisë penale për shkak të përfshirjes në një festë në Cottbus që shkeli rregullat e pandemisë.

Politikani 46-vjeçar, që ka shërbyer si ushtar i KFOR-it në Kosovë tani po hetohet si i dyshuar sepse është thënë se ka kërcënuar zyrtarët e policisë.

Në atë ndejë ishin sulmuar policët nga mysafirët agresivë, kur këta të fundit shkuan të ndalonin festën e ditëlindjes me nëntë pjesëmarrës më 27 dhjetor.

Dy oficerë janë plagosur lehtë. Policia ishte thirrur nga fqinjët për zhurmën.

Deputeti gjerman ka shërbyer në Kosovë si ushtar gjatë viteve 1999-2000, njofton “Berliner-Zeitung”. /KK/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Lartë e SHBA-së i ka dhënë dritën jeshile…