Shërbimi Korrektues ndalon vizitat familjare tek të burgosurit, shkak Covid-19

10 korrik 2020 | 16:27

Shërbimi Korrektues ndalon vizitat familjare tek të burgosurit, shkak Covid-1Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se ka ndaluar vizitat e familjarëve tek të burgosurit për shkak të pandemisë Covid-19.

“Të burgosurve do t’iu mundësohen telefonata me të shpeshta me familjarë dhe komunikim virtual përmes ‘Skype’, i cili tashme është i instaluar nëpër disa qendra korrektuese dhe të paraburgimit”, ka njoftuar ShKK-ja.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) duke kërkuar mirëkuptim nga të gjithë, njofton opinionin publik, familjarët e të burgosurve dhe të burgosurit, me qenë se është përkeqësuar situata epidemiologjike me koronavirusit (Covid-19) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ka marr vendim që përkohësisht të ndalohen të gjitha vizitat familjare/avokatëve, etj, për të gjithë të burgosurit duke filluar nga data 11.07.2020.

Gjatë kësaj periudhe kohore ShKK do të ndërmarrë këto masa:

Të burgosurve do t`iu mundësohen telefonata me të shpeshta me familjarë dhe komunikim virtual përmes “Skype”, i cili tashme është i instaluar nëpër disa qendra korrektuese dhe të paraburgimit.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin e gjerë rreth hapave në vazhdim.

Po shpresojmë që ky vendim të jetë sa me afatshkurtër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit ka konfirmuar edhe dy gara të…