Shërbimi Korrektues rikthen vizitat e familjarëve

07 shkurt 2022 | 16:37

Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, bazuar në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të pandemisë në vend, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të të burgosurve dhe stafit, nga data 8 shkurt do të marrë masa lehtësuese.

Sipas njoftimit për media, vizita familjare për të burgosur në institucionet korrektuese lejohet për dy persona të rritur dhe një fëmijë.

“Gjatë kohës së vizitës, vizitorët duhet të mbajnë maskat mbrojtëse. Secili vizitor para se të hyjë në institucionin korrektues, duhet të dëshmojë certifikatën për vaksinim me dy doza, në rast të mos vaksinimit vizitorët duhet të posedojnë testin RT-PCR negativ për Covid -19 jo me i vjetër se 48 orë. Për fëmijët nën moshën 12 vjeçare nuk kërkohet vaksinimi dhe testi për Covid 19. Lejohet shfrytëzimi i benificioneve për të dënuar (vikend në shtëpi), ndërsa në momentin e kthimit në institucion, i dënuari i cili nuk i ka marr dy dozat e vaksinimit duhet të dëshmoi testin për Covid- 19, në rast se testi rezulton pozitiv, i njëjti duhet të karantinohet në institucionin korrektues. Lejohen vizitat në lokalet e veçanta në institucionet korrektuese”, ka njoftuar ShKK-ja.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interesi më i madh i Malit të Zi është të…