Sherifi, Vuçiqit: As ne nuk të duam ty kryesues në dialog, e duam Çedomirin

08 shtator 2018 | 11:21

​Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka reaguar pas deklarimeve të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, se ai nuk e pranon liderin e Nismës, Fatmir Limajn si udhëheqës të delegacionit të Kosovës për bisedimet me Serbinë në Bruksel.

Sherifi ka thënë se nëse Vuçiqi i jep te drejtë vetes për të zgjedhur se kush duhet ta përfaqësojë Kosovën në bisedime, atëherë edhe pala kosovare do të preferonte që delegacionin e Serbisë ta udhëhiqte politikani serb Çedomir Jovanoviq.

“Duam të bisedojmë me Çedomir Jovanoviqin dhe jo me Aleksandër Vuçiqin!”, ka shkruar Sherifi në profilin e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Duam të bisedojmë me Çedomir Jovanoviqin dhe jo me Aleksandër Vuçiqin!

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq i paska dhënë vetes të drejtë të na tregojë se kush duhet dhe kush nuk nuk duhet të udhëheqë delegacionin e Kosovës në bisedime me Serbinë.

Duke u bazuar në të njejtin parim edhe Kosova do të kishte të drejtë të vendosë se kush duhet dhe kush nuk duhet të udhëheqë delegacionin e Serbisë.

Nëse Vuçiqi nuk e don Limajn për kryesues të delegacionit të Kosovës por Thaçin atëherë edhe ne e duam politikanin serb Çedomir Jovanoviç për kryesues të delegacionit të Serbisë dhe jo Vuçiqin!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të qëndrojë të shtunën të…