Shërohen edhe 391 persona nga koronavirusi

25 nëntor 15:09

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 391 persona nga Covidi, duke e çuar në 22 mijë e 137 numrin e përgjithshëm të të shëruarave.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 391 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22 137 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13 168”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…