
Shërohen nga Covidi edhe 14 pacientë
22 qershor 2021
| 15:05
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 14 qytetarë nga Covid-19, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.255.
Në 24 orët e fundit nga ky virus ka vdekur një pacient dhe janë konfirmuar edhe 18 raste të reja të infektimit.
Në total numri i rasteve aktive me Covid është 165.