Shërohen nga koronavirusi infermierja 62-vjeçare dhe 77-vjeçari nga Vitia

07 prill 2020 | 22:26

Infektologu Valbon Krasniqi ka dhënë disa rezultate që kanë dalë së fundmi nga Klinika Infektive.

Krasniqi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se pavarësisht se COVID-19 është virus i ri, parashikimet janë që ai nuk do të lë pasoja afatgjate te shumica e personave.

“Pasoja mund të mbeten te personat që kanë pasur sëmundje tjera e sidomos të rrugëve të frymëmarrjes”, tha ai.

Infektologu mendon se virusi për një kohë të gjatë nuk do të rikthehet, por sipas tij ende është pikëpyetje sa do të zgjasë.

Krasniqi ka dhënë edhe lajme të mira sa i përket virusit COVID-19.

“Sapo më erdhi lajmi se është shëruar infermierja e jonë e cila është infermierja më në moshë pra e moshës 62-vjeçare. Edhe 77-vjeçari nga Vitia është shëruar tashmë plotësisht”, ka bërë me dije Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti i PDK-së, Enver…