Shërohet nga COVID-19 drejtori i RTK-së
27 korrik 2020
| 23:57
Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, ka njoftuar se është shëruar nga koronavirusi.
Kastrati, lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook.
Ky është postimi i tij:
Te nderuar miq,
Pas një periudhe të përballjes me virusin COVID-19, ju njoftojë se e kam kaluar këtë sfidë dhe tash jam mirë.
Në testin e fundit kam rezultuar negativ!
Respektoni vendimet e institucioneve përkatëse, ruane vetën dhe familjen tuaj.



