Sherri në Fushë Kosovë përfundon me të lënduar, tre në ndalim 48-orësh – Prokuroria jep detajet

13 prill 2026 | 18:44

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se tre persona janë ndaluar në Fushë Kosovë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Sipas dyshimeve fillestare, rasti ka ndodhur në fshatin Vragoli, ku pas një mosmarrëveshjeje verbale ndërmjet palëve, situata ka eskaluar në përleshje fizike. Gjatë incidentit dyshohet se janë përdorur mjete të rrezikshme, përfshirë thika dhe shkopinj druri, me ç’rast disa persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë/Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se më datë 12.04.2026 janë ndaluar tre persona me inicialet B.S., V.S. dhe S.S., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’, sipas nenit 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas dyshimeve fillestare, rreth orës 17:00, në fshatin Vragoli, Komuna e Fushë Kosovës, pas një mosmarrëveshjeje verbale ndërmjet palëve, ka eskaluar një përleshje fizike, ku janë përdorur mjete të rrezikshme, përkatësisht thika dhe shkopinj druri, me ç’rast disa persona kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.

Sipas Prokurorisë, me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tyre pritet të ndërmerren veprime të mëtejshme procedurale në përputhje me ligjin.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e përkushtuar në trajtimin e rasteve të tilla dhe në garantimin e sundimit të ligjit”, theksohet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka hyrë në 15 ditët vendimtare për zgjedhjen e…