Shfaqja “Amadeus”, gjeniu me sjellje të mbrapshta fëmijërore

13 shtator 2022 | 08:37

Nga: Peter Shaffer (dramaturg)

Ideja për shfaqjen më lindi pasi lexova shumë për Mozartin. U preka nga kontrasti mes madhështisë së muzikës së tij dhe karagjozllëkut vulgar të letrave të tij. Më kritikojnë shpesh se e portretizoj si një imbecil, por në fakt e përcillja anën e tij fëmijërore: letrat e tij lexoheshin si diçka që është shkruar nga një tetëvjeçar. Në mëngjes do t’i shkruante kushëririt të tij një gjë foshnjore dhe me gojë të dytë; deri në mbrëmje do të përfundonte një kryevepër teksa bisedonte me gruan e vet.

John Dexter do ta bënte regjinë e produksionit të parë në Teatrin Kombëtar, në vitin 1979. Ne veçse kishim punuar së bashku në tri prej dramave të mia; por, teksa unë kisha admirim të madh për të, ai ishte njeri i vështirë. Këmbëngulte se i takon një përqindje prej të gjithë honorarëve të mi – përfshirë këtu inskenimet e ardhshme, paçka që nuk do të ishte regjisor. Agjenti më tha të mos pranoja, pasi kjo mund ta krijojë një precedent të dëmshëm. I shkrova Johnit dhe ai e ktheu letrën të pahapur. Kështu që shkova për ta parë dhe patëm një grindje të tmerrshme.

Peter Hall, atëherë drejtor i Teatrit Kombëtar, kishte bërë regjinë e shumicës së operave të Mozartit. Më tha, me sy të përlotur, sa shumë dëshiron të bëjë regjinë e Amadeusit, por nuk donte të konkurronte me Johnin. Kuptova se kisha para meje Mozartianin më të madh të të gjitha kohërave. Vendosa të mos e lejojë më Johnin të më ngacmojë dhe i kërkova Peterit ta kryejë punën. Por, ndarja nga Johni, i cili kishte punuar aq mirë me mua, ishte gjë e mundimshme. Nuk ishim më miq.

Personi i vetëm që Johni angazhoi ishte Simon Callow, atëherë i ri i panjohur, për rolin e Mozartit. Gjatë kësaj pauze, Simoni kishte krijuar dyshime dhe tha se nuk mendon se do ta bëjë punën mirë. E qetësova, edhe pse atëherë nuk e kisha idenë për talentin e tij: i besoja gjykimit të Johnit. Dhe, si zakonisht, kishte të drejtë.

Gjatë provave, u ula në sallë, duke i rishkruar skenat, teksa aktorët u jepnin jetë personazheve të mia. Ishte një kënaqësi për ta parë këtë. Simoni u tremb nëse Mozarti mund të kishte folur si kaq fëmijëror dhe vulgar; në fillim, kur ai tha rreshtat e vet, trupa iu lëshua qeshjeve. Por, i mblodhëm të gjithë së bashku, për ta diskutuar marrëzinë prapa gjeniut dhe ata e përvetësuan këtë.

Nuk është punë e imja ime të krahasoj një aktor me një tjetër, por Felicity Kendal ishte, për mendimin tim, Constanze [gruaja e Mozartit] më e mirë nga të gjithë. Tani, kur mendoj për personazhin, e shoh fytyrën e saj. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, sot për vizitë zyrtare…