Shfrytëzimi i resurseve të shtetit për fushatë, Vetëvendosje dënohet nga PZAP-i pas ankesës së LDK-së

26 dhjetor 2025 | 17:05

Lëvizja Vetëvendosje (LV) është dënuar me 6 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) pas ankesës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

LDK është ankuar në PZAP-i që disa kandidatë të LV-së, kanë përdorur resurset e shtetit për të bërë fushatë.

Arbërie Nagavci ka përdorur zyrën e saj si ministre, derisa Hysen Durmishi ka përdorur urën e ndërtuar në Mitrovicë.

Derisa Arben Vitia, Albulena Haxhiu dhe Hajrulla Çeku kanë përdorur aeroportin e Prishtinës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka treguar për përgatitjet që…