Shfuqizohet vendimi për kthimin në punë të Nexhat Krasniqit

01 mars 2021 | 13:17

Sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, Zymber Abdullahu, e ka shfuqizuar vendimin për kthimin në punë të shefit të prokurimit në këtë ministri, Nexhat Krasniqi.

“Shfuqizohet vendimi nr 01.1679 datë 26.02 2021 me të cilat vendime Nexhat Krasniqi është kthyer në pozitën udhëheqës i Divizionit të Prokurimit në kuadër të DFShP. Shfuqizohet vendimi nr 01.10242 ,e datë 22.12,2020 për kthimin në punë të Nexhat Krasniqi”.

“Z. Nexhat Krasniqi i sistemuar në pozitën e Udhëheqësit të Prokurimit i ndërpritet marrëdhënia e punës në shërbimin civil në Ministrinë e Infrastrukturës për shkak të detyrimit ligjor të zbatimit të vendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës CML.nr.12/2019 të datës 18.11.2019”, është thënë në vendimin e sekretarit Abdullahu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Bleron Baraliu, ka prezantuar parashikimin e tij sa i…