Shi e borë: Policia në Shqipëri u bën apel shoferëve për kujdes në vozitje (VIDEO)

23 nëntor 2025 | 18:44

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se Shërbimet e Policisë Rrugore janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar aksidentet rrugore dhe për t’ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës në rast nevoje, si pasojë e motit të keq me reshje shiu dhe dëbore.

Në njoftimin e lëshuar u bëhet apel qytetarëve që të kenë kujdes sa më shumë.

“Policia e Shtetit apelon për drejtuesit të automjeteve dhe motomjeteve që të rrisin vigjilencën gjatë drejtimit të mjeteve, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin zinxhirë në akset ku ka prezencë të dëborës dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. /Periskopi/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar duke i…