“Shija e rafinuar” e ministrit Sfeçla: 15 mijë euro për kafe në verandën prej 5 mijë eurosh

25 qershor 2025 | 22:01

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, punët po ecin me aromë kafeje dhe planifikim relaksi. Të paktën kështu nënkuptojnë dy kontratat e fundit publike të kësaj ministrie, të cilat së bashku kapin vlerën afro 20 mijë euro dhe kanë një qëllim të qartë: t’ia bëjnë më të këndshëm përditshmërinë zyrtarëve të MPB-së.

Fillimisht, më 19 qershor 2025, MPB shpërbleu një kontratë trevjeçare në vlerë 14,779 euro për furnizim me kapsula kafeje dhe aparat për kafe, të cilat do të shërbejnë gjatë tri viteve të ardhshme në zyrat e ministrisë. Kontrata iu dha kompanisë Proaktiv One L.L.C. nga Prizreni, dhe parasheh që për 36 muaj, ministria të furnizohet rregullisht me këtë produkt.


Por, MPB nuk është ndalur me kaq. Vetëm dy ditë para kësaj kontrate, më 17 qershor, kishte hapur edhe një tender tjetër në vlerë 4,571.75 euro, kësaj radhe për ndërtimin e një verande në oborrin e ndërtesës qendrore në Prishtinë. Sipas përshkrimit, veranda do të ndërtohet në pjesën e parterit dhe punimet pritet të zgjasin 30 ditë.

Për ndërtimin e verandës është paraparë angazhimi i një arkitekti me përvojë dhe një inxhinieri ndërtimi, ndërsa për kafen tashmë është siguruar furnizimi për tri vjet. Me pak fjalë, gjithçka është menduar me kujdes: vendi për kafe është ndërtuar, kafeja është siguruar, dhe pushimi duket garantuar.

Ndonëse Qeveria e re ende nuk është formuar pas zgjedhjeve, dhe nuk dihet për sa kohë do të vazhdojë mandati i ministrit Sveçla, për aq kohë sa i kanw mbetur nw pozitwn e ministrit, Sfeçla po kujdeset qw kafje tw shijohet nw verand me rehati. Mund të thuhet se ministri ka qenë vizionar për ndërtimin e një kulture të kafes në verandë, një koncept që rrallë shihet në ndërtesat shtetërore.

Për aq kohë sa është në detyrë, Sveçla pritet ta shijojë kafenë e kapsuluar të Proaktiv One, në verandën që do të ndërtohet posaçërisht për MPB-në. Dhe nëse ndodh që Qeveria të ndryshojë shpejt, ministri i ardhshëm do ta gjejë zyrën me kafenë gati dhe me verandën që të pret.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka …