
Shija takon teknologjinë: Recetat e Jamie Oliver të mundësuara nga pajisjet e zgjuara të Samsung
Është ora 7 e mëngjesit dhe aroma e kafesë së freskët mbush kuzhinën. Në frigoriferin Samsung Bespoke AI, kamera AI Vision Inside ka regjistruar që mbrëmë se disa perime janë pranë skadencës. Në ekranin e tij shfaqet një sugjerim: “Provoni supën me perime të freskëta nga Jamie Oliver”. Me një klikim të vetëm, receta është gati për në furrën Dual Cook.
Ndërsa prindërit përgatisin fëmijët për shkollë, furra ngroh pjesën e sipërme për omletën dhe pjesën e poshtme për byrekun me spinaq, dy pjata, dy temperatura, të gatuara në të njëjtën kohë, pa përzier aromat. E gjithë kjo ndodh ndërkohë që ata ndjekin progresin nga telefoni, përmes SmartThings Cooking.
Dreka që planifikohet vetë
Pasdite, në kthim nga puna, nëna hap aplikacionin SmartThings dhe sheh listën automatike të blerjeve, bazuar në atë që mungon në frigorifer. Ai ka skanuar raftet dhe ka sugjeruar përbërësit për një pjatë të re të Jamie Oliver, makrona me domate dhe barishte mesdhetare. Porositja bëhet online, dhe kur familja mbërrin në shtëpi, gjithçka është gati për t’u gatuar.
Darka që bashkon familjen
Mbrëmja është koha e tyre e preferuar. Fëmijët ndihmojnë për të vendosur tavolinën, ndërsa furra Dual Cook piqet ngadalë peshkun me erëza dhe në të njëjtën kohë përgatit një tartë frutash. Të gjitha udhëzimet vijnë direkt nga receta e zgjedhur në frigorifer, e krijuar posaçërisht nga Jamie Oliver për pajisjet Bespoke AI. Rezultati? Më pak kohë në kuzhinë, më shumë kohë së bashku.
Çdo funksion inteligjent është aty për t’i bërë jetën më të thjeshtë: nga monitorimi në distancë, te planifikimi i vakteve dhe optimizimi i gatimit. Për profesionistët e zënë, prindërit që menaxhojnë çdo minutë dhe çdo familje që kërkon ushqim të shëndetshëm pa stres, ky është kombinimi i përsosur i shijes dhe teknologjisë.
Një urë inteligjente mes pajisjeve; Si funksionojnë Bespoke AI dhe SmartThings së bashku
Në shtëpinë e mençur, pajisjet Bespoke AI nuk qëndrojnë të izoluar, ato janë pjesë e një sistemi që kupton dhe reagon në kohë reale. Me SmartThings, çdo pajisje nga frigoriferi me AI Vision Inside, lavatriçja automatike, deri te furra dhe vakumi lidhet në mënyrë të pandërprerë. Kjo do të thotë që mund të kontrolloni çdo funksion nga telefoni, të krijoni rutinë të personalizuara, të planifikoni larjen në orë kur energjia është më e lirë, apo edhe të monitoroni gatimin në furra ndërkohë që jeni jashtë dhomës. Ky integrim hap mundësi të reja: frigoriferi ju paralajmëron për recetat e nevojshme, furra ndiqet nga celulari juaj, dhe roboti-vakuumi aktivizohet kur shtëpia është bosh gjithçka për t’ju kursyer kohë dhe mundim, pa u ndjerë kurrë se jeni larg kontrollit.