Shijoni shfaqjet më të mira klasike – falas!

30 mars 2020 | 10:49

Teatri legjendar Bolshoi në Moskë njoftoi se do të transmetojë shfaqjet më të mira klasike në YouTube, falas për të gjithë, si një përgjigje ndaj kufizimeve të marra për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Njoftimi erdhi pasi kryetari i Bashkisë së Moskës urdhëroi të enjten mbylljen e të gjitha shërbimeve jo primare në vend dhe inkurajoi banorët të qëndrojnë në shtëpi.

Salla e baletit dhe operës do të transmetojë gjashtë nga shfaqjet e saj më të mira dhe transmetimi nisi të premten me Liqenin e Mjelmave.

Disa nga shfaqjet më të njohura të Koleksionit të Artë të Bolshoi janë Bukuroshja e Fjetur (28 mars) apo Arrëthyesi (10 prill) të kompozitorit rus Pyotr Tchaikovsky.

Në ditët në vijim, pritet të transmetohen edhe Nusja e Carit (1 prill), Marco Spada (4 prill) dhe Boris Godunov (7 prill).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koreja e Veriut tha se ka kryer me sukses një…