SHIL-UÇK-së: Duhet të arrestohen ushtarët, policët dhe paramilitarët serb, jo çlirimtarët

25 shtator 2020 | 23:32

Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar pas arrestimeve të kryetarit të OVL UÇK-së, Hysni Ngucati dhe nënkryetarit të OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj.

SHIL UÇK-së si gjithmonë është në përkrahje të çlirimtarëve ngase lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër. “Ata të cilët do të duhej të burgoseshin dhe të kanoseshin janë ushtarët, policët dhe paramilitarët serb të cilët enden të lirë edhe pas gjithë atyre krimeve që kanë kryer në Kosovë”, thuhet në reagimin e SHIL-UÇK-së.

Reagimi i plotë nga Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së:

Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së reagon ashpër ndaj burgosjes së kryetarit të OVL UÇK z.Hysni Ngucati dhe nënkryetarit të OVL UÇK z.Nasim Haradinaj.

Ne si Shoqatë do të jemi përherë në përkrahje të çlirimtarëve ngase lufta jonë ishte e drejtë dhe e pastër. Ata të cilët do të duhej të burgoseshin dhe të kanoseshin janë ushtarët, policët dhe paramilitarët serb të cilët enden të lirë edhe pas gjithë atyre krimeve që kanë kryer në Kosovë.

Misioni i Eulexit nuk ka mandat për të kryer arrestime të tilla, qëllimi i tyre i vetëm është që të japin spektakle dhe gjoja të na frikësojnë. Por deri tani asnjë çlirimtar nuk i është frikësuar drejtësisë dhe gjithmonë jemi përballur me të kryelartë. Jemi krenar me luftën që ka bërë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Me respekt,
Kryetari i SHIL UÇK-së
Fadil Shurdhaj

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 22 persona kanë vdekur, duke përfshirë edhe kadetë,…