
Shipkovica, i pesti në Evropian
27 qershor 2025
| 16:06
Mundësi i ri, Harun Shipkovica, ka vazhduar me paraqitje të suksesshme edhe në Kampionatin Evropian U-15, që po mbahet në Caorle të Italisë. Shipkovica zuri vendin e pestë në kategorinë -48 kg. Ai shënoi tri fitore, ndërsa në luftën për medalje të bronztë pësoi humbje.
Vendi i pestë në Evropian është sukses për Harunin, i cili dëshmoi se ka të ardhme të ndritur në mundjen tonë.