Shitet diamanti i rrallë 50.3 milionë $ për gurin e çmuar rozë

14 nëntor 2018 | 15:52

Një diamant i rrallë ngjyrë rozë është shitur 50.3 milionë dollarë në ankand, një çmim rekord.

Guri i çmuar 19-karatësh Pink Legacy u ble në Gjenevë nga marka e njohur amerikane Harry Winston. Ishte pikërisht çmimi prej rreth 2.6 milionë dollarë për karat ai që shënoi një rekord botëror për një diamant rozë, sipas përgjegjësit të shtëpisë së ankandit Christie’s për Europën.

Dikur pronë e familjes Oppenheimer, që ka pasur në zotërim kompaninë e minierave De Beers, diamanti konsiderohet si një ndër më të jashtëzakonshmit në botë. Është gati 19 karat, thotë kreu i Departamentit Ndërkombëtar të Bizhuterive të Christie’s, Rahul Kadakia, dhe më rozë se kaq nuk mund të bëhet.

Diamanti ishte vlerësuar ndërmjet 30 deri në 50 milionë dollarë përpara shitjes dhe është blerë pas vetëm 5 minutash pas fillimit të ofertave. Pronarët e rinj i kanë vendosur atij edhe emrin e tyre, duke e quajtur tashmë Winston Pink Legacy.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Melania Trump ka qenë përgjithësisht një figurë e paqtë dhe…