Shitet në ankand për 103.4 milionë dollarë piktura e Pikasos

14 maj 2021 | 09:54

Piktura e Pablo Picasso “Gruaja e ulur në dritare” (Marie-Thérèse)’ u shit dje për 103.4 milionë dollarë në një ankand të organizuar nga shtëpia e njohur e ankandit “Christie’s” në Nju Jork.

Vepra prej 1.46 x 1.14 metra, e pikturuar në vitin 1932, e kishte bazën për 90 milionë dollarë dhe arriti në 103.4 milionë dollarë pas një beteje midis koleksionistëve që zgjati mbi 19 minuta.

Kjo pikturë, e cila përfaqëson të dashurën dhe muzën e artistit Picasso, Marie-Thérèse Walter, gati dyfishoi vlerësimin fillestar të siguruar nga Christie’s, me gati 55 milionë dollarë më shumë.

Pronari i mëparshëm i pikturës e bleu atë tetë vjet më parë për rreth 44.8 milionë dollarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar pasi…